Transmetuar më 24-12-2019, 11:41

Këngëtarja Jonida Maliqi ka publikuar ditën e sotme një fotografi nga koha kur ishte shtatzënë me djalin.

Gjithçka, pasi vogëlushi Dan, feston sot ditëlindjen dhe mbush 8 vjeç.

“Para 8 vitesh, jeta ime ndryshoi rrënjësisht sepse u bekova me ty dashuria ime. Fjalët nuk e përshkruajnë dot ndjesinë kur të kisha pjesë të trupit tim e

aq më shume momentin kur të pashë e të preka për të parën herë. Ti je ekzistenca ime, dashuria, dhimbja, lumturia dhe frika më e madhe që më kaplon në çdo moment të ditës. Zoti qoftë përherë pranë teje siç jemi ne familja jote engjëlli im Dan!”, shkruan këngëtarja.

Pas ndarjes nga babai i djalit, Jonida prej disa muajsh është në një lidhje me aktorin Romeo Veshaj dhe raporti mes tyre duket serioz. /a.y/noa.al