Kryeministri Edi Rama, teksa njoftoi se sot Këshilli i Ministrave do të miratojë një vendim që lidhet me amnistinë për festat e fundvitit, ku përfitueset kryesore do te jenë gratë. Gjatë një prononcimi për mediat pak pas mbledhjes së Kryesisë së PS, kreu i qeverisë tha se do të ketë masa lehtësuese për gratë që vuajnë dënim, edhe pse do të donte amnisti totale për to.
Por nga ana tjetër ai theksoi se për këtë ide është gjendur në minorancë, për rastin e grave që kanë vrarë burrat. “Sot në mbledhjen e qeverisë pas pak kemi këtë vendim për të marrë. Besoj se përfitueset kryesore do jenë gratë.
Do doja më shumë, por për këtë jam në minorancë. Unë do doja një amnisti totale për gratë. Është debat i madh për gratë që kanë vrarë burrat. Ky debat nuk është politik, por juridik", u shpreh Rama.
Më tej ai shtoi se ky debat është shumë më i komplikuar sesa thjesht dëshira dhe qëllimi i mirë nga ana tij. "Kemi pasur disa debate, dhe nuk është se e ministret se mbështesin. Por gratë që vrasin burrat mendojnë se nuk është një krim që jepet amnistia me një të rënë të lapsit.
Thjesht unë nuk i kisha hyrë më thellë në këtë aspekt. Por instinktivisht mendoja se do të ishte më e plotë. Amnistia do të jetë e konsiderueshme për gratë që vuajnë dënime”, pohoi Rama./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd