Transmetuar më 24-12-2019, 11:17
Foto ilustruese

Një banesë në Peshkopi ka rënë pre e grabitjes nga persona ende të paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të natës, në një shtëpi pranë spitalit të qytetit.

Sipas informacioneve paraprake persona të maskuar dhe ende të paidentifikuar janë futur në banesë dhe kanë marrë një shumë parash.

Mësohet se në shtëpi në momentin e grabitjes fatmirësisht nuk ka pasur asnjë person, ndërsa grabitësit janë larguar me shpejtësi.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen duke sekuestruar kamerat e sigurisë së objekteve përreth por ende nuk ka rënë në gjurmët e tyre./b.l/noa.al/