Transmetuar më 24-12-2019, 10:21









Më datë 19 dhjetor moderatorja Vilma Masha u bë nënë për herë të parë.
Moderatorja solli në jetë një vajzë dhe lajmin e bukur e dha vetë ajo me një postim në Instagram, ku shfaqej duke i mbajtur dorën vogëlushes.
Vilma i ka vendosur të bijës emrin Sea dhe së fundmi në një intervistë për ‘Revista Who’ ka zbuluar kuptimin e vecantë që mbart ky emër.
“Vajza quhet Sea, që do të thotë det, ujë, tjetër dimension, i pastër, i rrjedhshëm. Plus emër që nuk mund të shkurtohet, pasi ne e kemi zakon që i shkurtojmë emrat.
Emrin e pamë te dy, na pëlqeu dhe bashkëshorti insistoi më shumë. Lexuam dhe emra të tjerë por mbetëm te Sea”, është shprehur moderatorja.