Transmetuar më 24-12-2019, 10:11

Përgatitjet për festa duket se kanë nisur prej ditësh edhe në shtëpinë e moderatores së njohur, Arbana Osmani.

Ajo ka ndarë herë pas here momente të ndryshme duke gatuar dhe organizuar mbrëmje festive për më të dashurit e saj.

Së fundmi Arbana ka ndarë disa video në llogarinë e saj në Instagram ku duket se është duke përgatitur kulaçin e Vitit të Ri së bashku me babin dhe djalin e saj, Joni.

Ajo çfarë bie në sy është ambienti mjaft i ngrohtë në shtëpinë e moderatores, ku duket se e gjithë familja është bërë bashkë për të shijuar festat këtë fundvit./b.l/noa.al/