Transmetuar më 24-12-2019, 09:47

E ku ka dhuratë më të bukur në prag festash se sa të bekohesh me fëmijë!

Këtë gjë e di mirë moderatorja Floriana Garo, e cila këtë të hënë është bërë nënë për herë të dytë.

Pas vajzës së parë, e cila është 1 vjeçe, ajo është bërë me djalë.

Lajmin e gëzuar e ka dhënë vetë moderatorja, duke publikuar një fotografi të dorës së saj me të bebit.

“Mirë se erdhe në këtë botë Priami ynë. E shijofsh sa më shumë çdo moment! Të duam pa fund! 23. 12.2019”, shkruan Floriana.

Kujtojmë se moderatorja prej dy vitesh tashmë jeton në Zvicër, ku dhe u bë nënë e vogëushes Adia, si fryt i martesës me avokatin Enis Daci. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd