Transmetuar më 24-12-2019, 09:37

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e sotëm kryesinë e Partisë Socialiste, ku pritet që të zbulohen detaje nga porositë që ka lënë për grupin, ministrat dhe pushtetin lokal nga mbledhja e qeverisë që u mbajt një ditë më parë në Golem.

Burimet bëjnë të ditur se në mbledhjen e sotme do të diskutohet për zgjedhjet brenda partisë, të cilat janë shtyrë për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme, pas tërmetit të 26 nëntorit.

Po ashtu në mbledhjen e sotme do të diskutohet edhe për mbajtjen e kongresit, që pritet të jetë në muajin shkurt. Një çështje tjetër që kryesia e PS do të diskutojë  është edhe ajo për bashkitë Vorë dhe Shkodër.

Ditën e djeshme Rama mblodhi kabinetin qeveritar për të bërë një bilanc të punës e 6 muajve të fundit të vitit, si dhe për të disktutuar masat që do të merren për të përballuar pasojat e tërmetit.

I pyetur nëse do të ketë shpërblim për Vitin e Ri për pensionistët, kryeministri Rama dha shpresë kur tha se sot do të diskutohet në mbledhjen e qeverisë për vendimin final.

Pritet që në fund të mbledhjes të ketë edhe një komunikim për mediat./b.l/noa.al/