Transmetuar më 24-12-2019, 08:57
Me afrimin e festave të fundvitit, është shtuar edhe numri i emigrantëve që kthehen në Shqipëri.
Deri në mesnatën e lënë pas, në pikën kufitare të Kapshticës kanë hyrë 5532 persona dhe kanë dalë 2981 shtetas të huaj dhe shqiptarë.
Aktualisht situata paraqitet normale dhe po punohet me kapacitet të plotë të punonjësve dhe sportelet alternohen në varësi të fluksit të lëvizjes.
Ndërkohë në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës janë përpunuar një numër prej 9867 personash në hyrje-dalje.
Prej tyre 6129 persona kanë qenë në hyrje dhe 3738 në dalje. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd