Transmetuar më 23-12-2019, 18:16

Mbrëmjen e kaluar, Arilena Ara mori triumfin e festivalit të RTSH-së me këngën ‘Shaj’ dhe kishte shumë persona që e mbështetën, e të tjerë jo.

Një prej atyre që ishin pranë saj në këtë fitore të madhe ishte edhe Adelina Ismajli, e cila njihet ndryshe si diva e muzikës.

“Ku është ajo Shqipëria që dikur ka çmuar artin? Arilena Arën për herë të parë e kam parë duke kënduar “They don’t care about us”. E admirova sepse për herë të parë pas kaq shumë kohësh po shihja një shqiptare që shkatërronte skenën dhe mua bashkë me energjinë e saj. Nuk kishte buzë të bëra, nuk buzëqeshte zvarrë. Nuk ishte servile. Nuk i shëtiste gazetarët. Nuk i paguante. As me trup, e as me para, e as me këndim”, shkruajti Adelina për Arilenën.

Nuk mungoi edhe komenti i saj për drejtuesen e këtij festivali, Alketa Vejsiu duke thënë se i detyrohet një borxh fitueses.

“Alketa Vejsiu mbrëmë i mbeti borxh Arilenës. Ishte hera e parë prej dekadash që ndër shqiptarë po fitonte arti dhe artisti. Jo lëmoshët për gazetarët e rrobaqepsia, jo mafia e politikani, jo luksi fallco i korrur në lëndinat e “koncerteve” që mbajnë erë bajgash. Alketa si femra e parë shqiptare që ka arritur të mbajë mbi supe peshën e dhjetra spektakleve, mbrëmë sikur u struk nga çmenduria e atyre që sponsorët po i shanin me SMS. Nuk u ekzaltua siç u ekzaltova unë”, shkruajti Adelina./a.m/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd