
Ndihmat humanitare si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit vijojnë ende. Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka dhuruar mbi 330 mijë dollarë pajisje emergjencash për Forcat e Armatosura Shqiptare.
Mes tyre kishte gjeneratorë, tenda, elementë ngrohjeje dhe pajisje të tjera që do të ndihmojnë emergjencat në përpjekjet e ardhshme humanitare.
Nga lëkundjet e fuqishme të 26 nëntorit, mbetën 51 viktima dhe qindra të plagosur.
Shumë persona kanë mbetur në qiell të hapur pasi shtëpitë e tyre janë konsideruar të pabanueshme nga ekspertët.
Në mbledhjen me ministrat sot, kryeministri kërkoi që të nisë sa më shpejt ndërtesa e banesave për të gjithë të prekurit që qëndrojnë në hotele apo çadra./noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





