
Sasia e ushqimit të nevojshëm për të ushqyer njerëzit në të gjithë botën mund të rritet me gati 80% deri në fund të shekullit, thotë një studim i ri.
Shkencëtarët nga Gjermania thanë se shumë individë kërkojnë rritje të kalorive duke u bazuar tek indeksi (BMI).
Autorët paralajmërojnë se mosplotësimi i nevojës për më shumë kalori mund të çojë në pabarazi më të madhe globale. Gjetjet janë publikuar në revistën ‘Plos One’.
Studimi përfshin një skuadër nga Universiteti i Gottingen, të cilët llogaritën se rritja me 60% e kalorive mund të jetë rezultat i shtimit të popullsisë në botë.
Sipas ‘UN World Population Prospects’, popullsia globale vlerësohej të rritej nga pothuajse shtatë miliardë në 2010 në gati 11 miliardë në 2100./a.m/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





