Transmetuar më 23-12-2019, 13:23

Të dëmtosh një pemë në Britani kushton. Një burrë është gjobitur me mbi 70 mijë euro pasi zhveshi lëvoren në pjesën e poshtme të një peme 90-vjecare.

Stephen Lawrence nga Chelmsford, Essex u përball me Gjykatën për veprimin që bëri ndaj pemës jashtë oborrit të shtëpisë së tij.

Kështu u shpall fajtor për prishjen e qëllimshme ndaj një peme të mbrojtur dhe u përball me gjobën.

Oficerët e vunë re në janar të këtij viti se Stephen po dëmtonte pemën, ndërkohë që në muajin maj panë se dëmi ishte zmadhuar sa duhej rrëzuar.

Këshilli i Qytetit në Chelmsford tha se kjo pemë ishte mbjellë në vitin 1908, atëherë kur u ndërtua shtëpia./a.m/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd