

Për një kohë të gjatë, Australia përballet me thatësira që ndihmojnë në përhapjen e zjarreve që mund të kërcënojnë banesat dhe popullsinë. Por duket se Krishtlindjet e këtij viti do të jenë tërësisht ndryshe.
Një pjesë e lindjes së Australisë do të përballet me reshje shiu në prag të festave.
Shiu më i rëndë do të bjerë në Uellsin e Ri Jugor dhe në Queensland me prurje të rrëmbyeshme të mundshme në Bundaberg dhe Rockhampton.
Zonat më tej në jug do të kenë shira, por nuk do ketë reshje intensive. Por do të ulet rreziku për të patur më shumë zjarre në Bilpin dhe Gospers Mountain, në perëndim të Sidneit.
Para një muaji, më shumë se 100 vatra zjarri u raportuan në zonat e thata duke djegur mbi 570 mijë hektarë tokë. Njerëzit vazhdojnë të jenë të frikësuar, por Krishtlindjet do u kthejnë buzëqeshjen pasi shirat mund të largojnë për disa kohë thatësirën që ka pushtuar vendin./a.m/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





