






E shumë komentuar pas fitores së Festivalit të Këngës, Arilena Ara, do të përfaqësoj Shqipërinë në festivalin europian të muzikës, Eurosong.
Kënga “Shaj” do të këndohet nga Arilena, me shpresën për të arritur sa më lartë.
Pas finales së festivalit, Arilena ishte e pranishme në diskutimin në studio post-festival ku zbuloi gjuhën në të cilën do e këndoj në Eurovozion.
“Shaj” fillimisht është krijuar në gjuhën angleze. Përshtatja në shqip ishte shumë e vështirë, por versioni anglisht përcjell edhe më shumë emocion”, u shpreh Arilena.
Kështu ajo zbuloi se në Eurovizion do të këndojë në gjuhën angleze, duke e cilësuar si më të përshtatshmen për materialin. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





