Transmetuar më 23-12-2019, 10:09

Valer Kolnikaj konkurron këtë sezon të “Dance with me”, bashkë me prezantuesen Stela Kotri. Në një intervistë për “Panorama plus”, Valeri ka folur për këtë eksperiencë, ka dhënë mendimin e tij lidhur me çiftet në garë, pikët e jurisë dhe ka bërë deklaratën e fortë duke u shprehur se fituesin e dinin që në fillim.

I pyetur se me çfarë shije mbeti nga kjo eksperiencë televizive dhe kush e fiton garën, ai tha se me shijen më të mirë të mundshme për çdo person të produksionit të dyshes Vera Grabocka e Alketa Vejsiu.

“Ne të gjithë e dinim që në start që fitues do të ishin Flori Agalliu e Era Rusi, por nëse ka ndonjë person që i shtrëngoj dorën dhe i them bravo, ai është Florian Agalliu. Por nuk mund të them të njëjtën gjë për Era Rusin. Ajo është personi që ka kërcyer më keq nga të gjitha femrat konkurrente, por me plot gojën them që çmimin e parë e meriton në këngë me zërin fantastik që ka. Eliona Pitarka dhe Flori janë të vetmit që u shtrëngoj dorën dhe u them bravo, meqë për mua e Stelën s’po flasim se dihet që ishim zjarri i “Dance with me”. Si ndihemi ne? Njësoj si Era Rusi në festival, kur çmimin gjithmonë ia marrin ato që kërcejnë më bukur e jo ato që këndojnë më mirë se ajo”, u shpreh Valeri.

Lidhur me jurinë, ai tha se është treguar tepër e mirë më të gjithë dhe se ishte fantastike, “por vetëm se ne na ka masakruar me pikët, dhe kjo ndodhte vetëm për t’u bërë qejfin konkurrentëve që ishin keq në kërcim”.

Ai shtoi se ka duruar shumë, por dhe ua ka thënë një moment pasi po e tepronin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd