Transmetuar më 23-12-2019, 09:40

Një puding për Krishtlindje vërtetë special! Është ai i përgatitur nga familja mbretërore angleze dhe më konkretisht nga të gjithë trashëgimtarët e kurorës.

Që nga mbretëresha Elizabeth, princi Charles, princi William dhe vogëlushi George, shihen në disa fotografi të publikuara nga pallati mbretëror Buckingham Palace.

Në fakt i vetmi që po e përgatit ëmbëlsirën është princi George, nën shikimin e kujdesshëm të të atit, gjyshit dhe stërgjyshes.

Pudingët do të shpërndahen për veteranët e Forcave të Armatosura. Përgatitjen e ëmbëlsirës e drejtoi një ish-ushtar i Catering Corps,

i cili punon në një nga gjashtë shtëpitë e kurimit të veteranëve të ushtrisë. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd