Transmetuar më 23-12-2019, 08:29

Mbrëmjen e kësaj të diele, Arilena Ara u shpall fituese e edicionit të 58-të të këngës në RTSH me këngën “Shaj”.

Teksa prej kohësh flitej se Elvana Gjata ishte pretendente për ta fituar, Arilena duket se “ia mori në kthesë”.

Duke folur pas fitores Arilena tha se nuk këndon për trofe apo çmime, por sepse ia ka dedikuar jetën muzikës, qysh kur ishte 14 vjeç.

“Këtë herë, kam kënduar për veten, jam trembur, jam frikësuar, jam ndier në ankth, jam emocionuar me këtë këngë”, tha këngëtarja e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision.

Ndërsa në vendin e dytë u rendit Elvana, duket se kjo renditje e ka zhgënjyer, çka bëri që të largohej nga skena.

Pyetjes nëse Elvana ia dha dorën pas fitores, Arilena iu përgjigj, “Akoma nuk kam takuar mamin tim. Në atë moment të erren sytë, nuk e di as kë takon, as kë duhet të takosh. Kam respekt, e vlerësoj jashtë mase. Jam e lumtur për të gjithë koleget e mi”. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd