Transmetuar më 22-12-2019, 22:40

Biznesmeni i njohur shqiptar, Elton Ilirjani nuk ka hezituar të japë opinionin e tij për Zogun e Tiranës, i cili ndodhet pas hekurave prej akuzave të prostitucionit.

Me anë të një fotografie në Instastory, Ilirjani shkruajti: ‘Jam gay më i bukur në botë. Gay si ‘Zogu’ e kanë vendin në burg. Unë jam nuse për shtëpi.’

Kështu dha opinionin e tij për Hermes Nikajn, i njohur si Zogu i Tiranës që do të kalojë këtë ndërrim viti në burg.

Nikaj u arrestua më 24 nëntor nga policia dhe u mbrojt në sallën e gjyqit, duke thënë se nuk ka bërë asnjë gjë të keqe në jetë, madje as në rastin konkret, e duke kërkuar të lihet i lirë.

Ai tha se nuk ka detyruar apo shantazhuar askënd, dhe shtoi se vajzat e përfshira apo të akuzuara se ushtronin prostitucion, vepronin me dëshirën e tyre./a.m/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd