
Lajmi i hidhur për vdekjen e aktores së njohur shqiptare Marika Kallamata në moshën 89-vjeçare ka prekur edhe presidentin Ilir Meta.
Me anë të një postimi në Facebook, Meta e konsideron një humbje të pazëvendësueshme për teatrin dhe kinematografinë shqiptare.
‘Trashëgimia e pasur artistike, galeria e roleve të interpretuara me mjeshtëri të rrallë dhe të gjitha kujtimet që na la pas, nderohen me respekt dhe do të mbahen mend gjithmonë’, shkruajti Meta.
Presidenti mbylli shkrimin e tij duke shprehur ngushëllimet për familjarët, të afërmit dhe të gjithë personave që duan artin.
‘Duke ndarë dhimbjen, u përcjell ngushëllimet më të sinqerta të afërmve dhe bashkëpunëtorëve të saj, si edhe të gjithë artdashësve shqiptarë!’, shkruajti presidenti Meta./a.m/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





