Transmetuar më 22-12-2019, 21:31

Policia e Perugias ka vënë në pranga dy shqiptarë që u përpoqën të vidhnin një lokal. Të arrestuarit janë dy të rinj të moshës 22 dhe 23 vjeç.

Ata akuzohen për veprën penale ‘Vjedhje në tentativë’, ndërsa mbi 23-vjeçarin rëndon edhe një akuzë tjetër.

Ai kishte shkelur ndalimin e rihyrjes në Itali pas deportimit. Arrestimi i tyre u realizua nga policia në bashkëpunim me Skuadrën Flying që synojnë luftimin e krimeve.

Gjatë natës, një qytetar që kishte vërejtur lëvizjet "e dyshimta" të të rinjve që mbërritën në bar me një furgon.

Pas arrestimit, u zbulua se edhe furgoni ishte i vjedhur. Ndërkohë është në kërkim një person i tretë./a.m/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd