Aktori Laert Vasili ka denoncuar dhunën fizike që i është bërë nga aktorët e aleancës për mbrojtjen e Teatrit.
Në videon me sharje dhe ofendime që ka publikuar në Facebook, aktorët akuzojnë Laertin për grisjen e posterave.
Në shkrimin e tij, ai nuk harron të përmendë se Robert Budina i vuri thonjtë në grykë dhe e ofendoi me fjalë të rënda.
‘Aleanca e Rehatit”, këta uzurpatorë të pronës publike, në këto çaste pasi më dhunuan fizikisht me në krye z.Robert Budina i cili më futi thonjtë në grykë dhe duke më sharë me libër shtëpie u përpoqën të bëjnë lajm për të dalë nga anonimati i jashtëligjshmërisë! Një turp e faqe e zezë që ndodh në mes të kryeqytetit nga njerëz të dhunshëm që duan të kthejnë ‘97 në Art!
Dhuna dhe çdo formë tjetër e jashtëligjshme do të përballet me drejtësinē! P.s Haram ato 10 milionë që njerëzit e mi ju kanë sponsorizuar për filmat tuaj z. Budina! Bukëshkalë!’, shkruajti Laert Vasili./a.m/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd