Transmetuar më 22-12-2019, 13:25





Arrestohet nga policia aktorja e njohur amerikane Jane Fonda. Në prag të ditëlindjes së saj të 82-të, ajo u arrestua të premten mbrëma para Capitol Hill,
në Washington, aty ku prej tre muajsh proteston lidhur me emergjencën klimatike.
“Gëzuar ditëlindjen për ty”, kënduan aktivistët, teksa policia i vuri prangat aktores së moshuar.
Ndërsa të shtunën kishte ditëlindjen, ajo u shfaq e buzëqeshur dhe e veshur me të kuqe.
Kështu, aktorja që ka fituar dy herë çmimin Oscar, iu desh që ta kalonte ditëlindjen në burg. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





