Transmetuar më 22-12-2019, 08:29

“Jeta është e bukur”, shkruan këngëtarja Genta Ismajli, teksa pozon para një makine ‘Range Rover’ ku sipër saj ndodhet një buqetë e madhe me trëndafila të kuq.

Një dhuratë luksoze e marrë prej saj nga i dashuri turk, biznesmeni 39-vjeçar me emrin Husen Usta, i cili duket përtej xhamit brenda mjetit.

Prej disa javësh lidhja e këngëtares është bërë publike dhe këngëtarja ka zbuluar edhe surprizat e bëra nga Husen.

Biznesmeni kishte shkruar edhe në urën e Bosforit “Të dua Genta”.

Duket se gjërat mes çiftit po shkojnë drejt zyrtarizimit, ndërsa na mbetet vetëm të presim nëse do të ketë dasmë. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd