Transmetuar më 22-12-2019, 08:00





Moderatorja Rudina Magjistari është treguar e rezervuar sa i takon jetës së saj private.
Mirëpo këtë fundjavë, kur atmosfera e festave ka trokitur, ajo ka bërë disa lëshime.
Rudina ka publikuar një fotografi ku shihet me të shoqin, ndërsa prej vajzës ka fiksuar vetëm kordelen e kuqe në kokë.
“Duke u argëtuar me tim shoq dhe zemrën time të kuqe”, shkruan ajo, e cila duket e lumtur me familjen që ka ndërtuar.
Rudina u bë nënë fund tetorin e vitit 2015, si fryt i lidhjes disa vjeçare me ish-kampionin e kick boksit Xhavit Bajramaj. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





