Transmetuar më 21-12-2019, 23:21

Victoria Beckham ka zbuluar se djali i saj, Cruz, 14 vjeç dhe vajza Harper, 8 vjeçe, janë pagëzuar, pasi ajo shkoi në Instagram të Shtunën për të ndarë momente nga pagëzimi i tyre në kishë.

Dizajnerja dhe këngëtarja e famshme, 45 vjeçe, ndau foto të ëmbla familjare të fëmijëve të saj përkrah nunëve të famshëm, Eva Longoria, Marc Anthony, si dhe floktarit Ken Paves dhe agjentit sportiv David Gardner.

Victoria dhe burri i saj David, 44 vjeç, po planifikonin të festonin pagëzimin e tyre me një festë të harlisur në pallatin e tyre të Cotswolds. Në listën e të ftuarve ishin përfshirë yje të tillë si Elton John dhe Liv Tyler. /NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd