

Dhuna në familje, një plagë sociale e shoqërisë shqiptare gjatë viteve të fundit, nuk ndalet as në vendet ku jetojnë dhe punojnë emigrantët shqiptarë.
Një shqiptar, 38-vjeç, është arrestuar në Greqi, pasi ka kërcënuar dhe ka rrahur brutalisht në mes të rrugës të fejuarën e tij.
Ngjarja ka ndodhur në Volos. Nuk dihen ende motivet.
Nga dhuna e ushtruar, mediat helene raportojnë se e fejuara e shqiptarit, përfundoi në spital, ku po merr ndihmën e parë mjekësore.
Kanë qenë fqinjë dhe kalimtarë të rastit ata që kanë lajmëruar policinë, pas dhunimit barbar të gruas shqiptare.
Nuk janë bërë të ditur identitetet e shqiptarit dhe parneres së tij, ndërsa policia akuzon 38-vjeçarin për "dhunë në familje"./NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





