Transmetuar më 21-12-2019, 20:03

Alvin Berisha, vogëlushi 11-vjeçar i cili u shpëtua nga kampi Al Hol, Siri, i është nënshtruar një operacioni.

Infermierja që e kuroi atë fillimisht në kamp pas plagosjes ka publikuar disa foto të Alvinit, pas operacionit, në profilin e saj Facebook. J

Janis Jackson Hayes e ka ndarë mesazhin me të atin e Alvinin dhe vogëlushin shqiptar, i cili ishte në fokus të mediave për disa ditë, teksa jeta e tij u vu në rrezik në kampet e Sirisë.

"Në rrugën tonë për të parë fëmijët tanë të tjerë për Krishtlindje, dhe marrim një telefonatë nga Madeline Hayes, Alvin dhe Afrim Berisha".

"Më poshtë është një fotografi që Madeline e mori atë në kampin e refugjatëve në Siri, në maj. Të tjerët janë sot në Itali. Ai është i sigurt dhe i lumtur me babanë e tij", shkruan Janis Jackson Hayes në Facebook./NOA.al