
Pas përplasjeve të kryeministrit shqiptar Edi Rama me liderët politikë të Kosovës, mbi çështjen e mini-shengenit Ballkanik, ka reaguar kreu demokrat, Lulzim Basha, përmes një postimi në Facebook.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se "dënoj sulmin rrugaçëror të Edi Ramës kundër liderëve politikë të Kosovës" dhe po ashtu shtoi se, "shpreh ndjesë në emër të çdo shqiptari për këtë akt të papranueshëm!".
Postimi i Lulzim Bashës:
"Akt i denjë vetëm për një peng të antishqiptarizmit si Edi Rama. Dënoj sulmin rrugaçëror të Edi Ramës kundër liderëve politikë të Kosovës dhe shpreh ndjesë në emër të çdo shqiptari për këtë akt të papranueshëm!"
"Gjuha e urrejtjes ndaj institucioneve të Kosovës është akt i denjë vetëm për një peng të antishqiptarizmit si Edi Rama! Kosova është shtet i pavarur dhe Shqipëria ka detyrimin të promovojë dhe respektojë pavarësinë e Kosovës dhe institucionet e saj. Koha e vasalitetit të autokratit të korruptuar të Tiranës ndaj armiqve dhe kundërshtarëve të pavarësisë së Kosovës do të marrë fund shumë shpejt!/NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





