Transmetuar më 21-12-2019, 12:27

Një ngjarje e çuditshme ka shokuar banorët e Utah në SHBA. Para pak ditësh, në një banesë policia ka zbuluar trupin e pajetë të një banoreje, të identifikuar si Jeanne Mathers.

Por, më tronditës ka qenë zbulimi i bërë në shtëpinë e saj. Teksa kanë kontrolluar shtëpinë, në frigorifer ata kanë gjetur dhe trupin e bashkëshortit të saj, i vdekur rreth 10 vjet më parë.

Bashkë me trupin e tij ata kanë gjetur edhe një letër të çuditshme të noterizuar ku cilësohej se: “Gruaja ime s’ka gisht në vdekjen time”.

Paul Mathers u nda nga jeta një dekadë më parë. Hetuesit besojnë se bashkëshortja merrte ende pagesat e veteranit të luftës, që i takonin të shoqit. Në total, ajo mund të ketë përfituar 177 mijë dollarë.

Ai ka vdekur midis 4 shkurtit 2009 dhe 8 marsit 2009. Herën e fundit që autoritetet kanë informacion mbi të është trajtimi i tij në një qendër 4 shkurt 2009. Hetuesit gjetën noteren, dhe sipas tyre ajo tha se s’e lexoi letrën asokohe, thjesht e vulosi.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd