Transmetuar më 21-12-2019, 09:15

Kryeministri Rama me Presidentin serb Vuçiç dhe kryeministri maqedonas Zoran Zaev ndodhen në Durrës për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Presj ditësh së djeshme presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri maqedonas Zoran Zaev ndodhen në Tiranë në kuadër të Samitit të tretë të mini-Shengenit Ballkanik, i cili për dy ditë do të zhvillohet në Shqipëri.

Sot në orën 10.00, pritet të zhvillohet “Sesioni i liderëve”, ndërsa në orën 12.00 do të vijohet me Seancën Plenare me pjesëmarrjen e delegacioneve. Në orën 13.15, të ditës së shtunë, aktivitetet do të përmbyllen me konferencën e përbashkët për shtyp.

Takimi i radhës në Tiranë, vjen pas atij të Novi Sadit të Serbisë që ishte i pari dhe Ohrit në Maqedoninë e Veriut, por këtë herë risi është fakti që i është bashkuar edhe presidenti i Malit të Zi duke zgjeruar hartën e vendeve që duan të bëhen pjesë e kësaj nisme./b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd