Transmetuar më 20-12-2019, 22:23

Një çift i cili ushqente fëmijë vetëm pemë dhe perime të gjalla u akuzua për vrasje pasi foshnja vdiq  nga uria

Burrë e grua në Florida, Ryan Patrick O’Leary, 30 vjeç dhe Sheila O’Leary, 35 vjeçe, i thanë policisë se ata i ushqenin fëmijët e tyre përmes një diete me fruta dhe perime të paziera.

Të mërkurën, prokuroria paditi këtë çift, për vrasjen e fëmijës së tyre.

Ata akuzohen për vrasje të shkallës së parë, abuzim të rënduar të fëmijëve, vrasje të rënduar, abuzim të fëmijëve dhe dy akuza për neglizhencë ndaj fëmijës, pasi djali i tyre 18 muajsh rezultoi se kishte vdekur nga uria, sipas autoriteteve.

Sipas një raporti të policisë, fëmija peshonte vetëm 8 kilogramë, për të cilët ekspertët thanë se është në përputhje me atë që duhet të peshojë një shtatë muajshe.

Tre fëmijët e tjerë të çiftit gjithashtu ishin jashtëzakonisht të kequshqyer, sipas raportimeve.

Nëna thirri urgjencën në shtator kur vuri re që djali i saj nuk po merrte frymë dhe ndjehej i ftohtë. Ajo u përpoq të ringjallte foshnjën, por ai kishte i vdekur kur mbërritën paramedikët, sipas News-Press.

avokatja e Shtetit Amira Fox tha se aktakuza përfshinte tre fëmijë të tjerë, që gjithashtu vuanin nga abuzimi i fëmijëve dhe pakujdesia ekstreme. Fëmijë e tjerë janë tre, pesë dhe 11-vjeç./NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd