Transmetuar më 20-12-2019, 17:36

Me thirrjet "Kosova zemra e Shqipërisë", Lëvizja Vetëvendosja në Tiranë po proteston në Bulevardin Dëshmorët e Kombit kundër mini shengenit ballkanik.

Ditën e sotme në Tiranë ka mbërritur Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Protestuesit thonë se Vuçiç është një kriminel, që nuk duhet të jetë në Tiranë në një samit ku Kosova nuk merr pjesë. Protesta e tyre ka shtuar edhe forcat e policisë në këtë zonë.

"Unë po mbroj dinjitetin e shqiptarëve. A mori leje Vuçiç kur erdhi në Shqipëri? A jemi shqiptarë në Shqipëri apo e kemi me qira këtë tokë", tha një protestues./b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd