Transmetuar më 20-12-2019, 16:38

Presidenti Ilir Meta ka publikuar në gjuhën angleze videon e dytë kundër kreut të Këshillit të Lart1ë të Drejtësisë, Ardian Dvoranit.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Meta shprehet se ky spot ka për qëllim që i gjithë opinioni ndërkombëtar të njihet me përpjekjen e Dvoranit për grusht shteti.

Kreu i shtetit shkroi se ai po ë bën këtë nëpërmjet uzurpimit mafioz të kontrollit të Gjykatës Kushtetuese.

“Të dashur qytetarë! Ky është spoti i dytë i autorizuar nga unë në gjuhën angleze, për të denoncuar dhe njohur opinionin ndërkombëtar për përpjekjen për grusht shteti, përmes uzurpimit mafioz të kontrollit të Gjykatës Kushtetuese”, shkruan Meta./b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd