
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar vendimin e shkarkimit nga detyra të zv.Dekanit të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, Agim Seranaj.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Berisha publikon mesazhin e qytetarit dixhital i cili thotë se ky shkarkim lidhet me punën dhe të vërtetat që ka deklaruar profesori gjatë inspektimeve të kryera me studentë në banesat e shkatërruara nga tërmeti në Durrës.
“Pedagogu shkarkohet nga detyra se tha të vërtetën për tërmetin dhe dëmet e tij!Lexoni mesazhin dhe shikoni dokumentin e qytetarit dixhital", shkruan Berisha ndërsa citon mesazhin.
"Doktor Përshëndetje ,po ju informoj për këtë rast. E shkarkuan se kishte shkuar tek rrënojat e Durrësit me studentët edhe po thonte të vërtetën për tërmetin dhe për dëmet e tij”./b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





