



Vrau një burrë, për të cilin thoshte se e kishte përdhunuar. E vrau duke e qëlluar me plumb në kokë, për tu mbrojtur nga i disati rast abuzimi ndaj saj.
Protagoniste e kësaj ngjarje është 17-vjeçarja amerikane Chrystul Kizer, e cila jeton në Wisconsin, e cila rrezikon të dënohet me burgim të përjetshëm.
Sipas prokurorit të çështjes në seancën e kësaj të hëne, vajza e kishte planifikuar vrasjen dhe për këtë arsye, rrezikon një dënim të rëndë.
Viktima, Randy Volar, u vra në shtëpinë e tij në Kenosha në qershor të vitit 2018 dhe trupi iu dogj.
Ai ishte person me precedentë penal për abuzim seksual me të mitur, po ishte lënë i lirë.
Kizer dhe Vola ishin njohur në vitin 2016, dhe e reja ishte një prej viktimave të tij. Në qershor të vitit 2018, sipas deklarimeve të së resë, ai e drogoi dhe më tej e përdhunoi, mirëpo prokurori thotë se adoleshentja asokohe 15 vjeç, kishte shkuar në shtëpinë e tij me qëllimin për ta vrarë. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





