

Qeveria Gjermane do të japë një grant prej 4 milionë eurosh për ndihmë emergjente pas tërmetit që tronditi Shqipërinë më 26 nëntor 2019, të cilat do të jepen përmes Bankës Gjermane për Zhvillim KfW si partner zhvillimi.
Lajmi është konfimruar ditën e sotme ku Qeveria Gjermane njoftoi zyrtarisht Qeverinë Shqiptare po fondin e solidaritetit pas tërmetit tragjik ku mbetën 51 viktima dhe mijëra familje pa banesa.
Këto fonde do të përdoren për të ndërmarrë masa për rindërtimin e shkollave dhe ndërtesave të tjera publike në zonat e Tiranës, Durrësit, Krujës etj., të cilat u prekën më së shumti nga tërmeti, çfarë do të thotë që ato do të jenë më të sigurta ndaj tërmeteve si edhe do të jenë efiçente nga ana e energjisë.
Në lidhje me këtë mbështetje, Ambasadori Gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf tha: “Gjermania do të ndihmojë Shqipërinë për të rindërtuar shkollat dhe institucionet publike.
Ky grant është një nga elementët e mbështetjes Gjermane pas tërmetit të 26 nëntorit i cili traumatizoi shumë shqiptarë. Ringritja e institucioneve publike do të jetë një element i cili do të sherbejë për rikthimin dalëngadalë në normalitin e jetës së përditshme"./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





