






Një aksident me pasojë katër persona të plagosur është regjistruar ditën e sotme në aksin Korçë-Pogradec pranë “Kthesës së Maliqit”.
Nga informacionet e para mësohet se dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë e aksidentit janë plagosur katër persona, dy prej të cilëve drejtues të mjeteve.
Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të qytetit ndërsa ndodhen nën kujdesin mjekëve, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ende nuk dihet gjendja e të plagosurve, ndërsa mësohet se shkak i aksidentit është bërë lagështira në rrugë dhe moti i keq.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./b.l./noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





