Transmetuar më 20-12-2019, 14:13

Divorcohen pak orë pasi u martuan! Steffan Wilson dhe Erin Mason-George ishin martuar vetëm prej pak orësh në një zonë periferike të Uellsit dhe ishin betuar për dashuri të përjetshme, deri kur dëshmitari i dhëndrit, njëherësh vëllai i tij, rrahu nusen gjatë banketit festiv.

Tomos Rhydian Wilson humbi toruan pasi kunata i kërkoi atij dhe pjesëtarëve të tjerë të familjes që të shtriheshin që të flinin, pasi ishin shumë të dehur dhe po shkatërronin festën.

Një fyerje shumë e rëndë për të riun, i cili nisi që të ulërinte ndaj vëllait se nuk duhej të ishte martuar me të dhe më pas mori kunatën për krahu dhe e tërhoqi nëpër shkallë, ashtu siç ishte e veshur me fustanin e bardhë veshur.

Ngjarja në fjalë ndodhi në muajin korrik, por këtë javë u zbuluan detaje nga sherri në familje, pasi i riu u dënua për agresion. Tomas duhet të bëjë 240 orë punë të detyruar. Sakaq çifti i ri u ndanë vetëm pak orë pasi u betuan për dashuri të përjetshme. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd