Transmetuar më 20-12-2019, 12:31

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ndërsa i ka uruar pun të mbarë SPAK, solli në kujtesë dosjen e privatizimit të OSSH, duke i kërkuar gjykatës të mos pranojë kërkesën e prokurorisë për pushimin e çështjes ku janë kallëzuar autoritete të larta të qeverisë së asaj kohe, filluar nga kryeministri Sali Berisha.

"Punë të mbarë SPAK. Duhet të shoqërohet menjëherë me ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit. 140 dosje do të jenë punë e parë e prokurorëve. Një ndër dosjet që do të kërkoja duhet të jetë edhe kallëzimi i bërë nga Kuvendi i Shqipërisë lidhur me gjetjet e raportit të Komisionit Hetimor për privatizimin e OSSH.

Janë kallëzuar autoritete të larta duke filluar nga Sali Berisha. Kjo çështje duhet hetuar dhe do ti kërkoja gjykatës ta kthejë mbrapsht. Kjo dosje të jetë një ndër dosjet e SPAK.  Jam informuar që gjykata këtë çështje do ta shqyrtojë më 27 dhjetor", u shpreh Balla.

Nga Elbasani, Balla ka psur  një koment edhe për paketën "Antishpifje", për të cilën në minutat e fundit para votimit propozoi edhe disa ndryshime. Ai tha se ligji kundër abuzimit në dëm të cilësisë së lajmit, në dëm të lirisë së fjalës është luftuar vetëm me shpifje.

“Së pari, dua ta sqaroj dhe në ëebsitin e parlamentit kemi të publikuar të dyja ligjet, qoftë ai për mediat ku saktësohet qartë roli i AMA-s dhe roli i AKEP. Dua të ndaj me ju vlerësimin që ligji kundër shpifjes është luftuar vetëm me shpifje. Ligji kundër abuzimit në dëm të cilësisë së lajmit, në dëm të lirisë së fjalës është luftuar vetëm me shpifje.

Pra, gjithë argumentet që janë trajtuar me keqdashje nuk qëndrojnë, ne sot kemi një ligj kundër shpifjes, kemi një kuadër ligjor fillestar kundër shpifjes për të garantuar që puna juaj e nderuar e përditshme për të trajtuar lajmin e vërtetë të mos baltoset nga puna e ndonjë kolegu tuaj i cili abuzon me të vërtetën. Ka plot media ndër ju të cilat ruajnë korrektësi por ka edhe ndonjë media kryesisht të operatorit të ofrimit të shërbimit përmes internetit të cilët abuzojnë me të vërtetën duke e zëvendësuar atë më shpifjen. Shpifja duhet luftuar, BE, vendet anëtare të BE kanë marrë një sërë masazh për të luftuar atë që quhet dezinformim”, deklaroi Balla./b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd