Transmetuar më 20-12-2019, 11:37

Pasojat e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit bën të domosdoshme shembjen e disa pallateve, ku mes tyre shtatë vetëm në Laç.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga aksioni i shembjes, ku gjithë zona duket si e bombarduar.

“Shemben pallatet e ndërtuar me “punë vullnetare” në Laç, ndërkohë që ka nisur projektimi i lagjes së re ku do të sistemohen në kushte optimale,

të gjitha familjet e mbetura pa strehë – të cilat do të qëndrojnë në banesa me qera, deri në dhurimin e apartamenteve të reja”, shkruan kreu i qeverisë.

Në videon më poshtë mund të shihni pamje nga rrënojat dhe tymi i mbetur pas. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd