Transmetuar më 20-12-2019, 11:11







Aktori i humorit Visjan Ukcenaj mbush këtë të premte 31 vjeç, një ditëlindje e cila e gjen të realizuar profesionalisht, por edhe familjarisht, pasi është i martuar dhe ka një djalë.
Në këtë ditë, ai ka zgjedhur një përkufizim për vitet e ikura “tështimë”.
“31 vjeç sot. Ikin vitet si tështimë. Apçu… Shëndet ! Shëndet Paci. Djali i ditëlindjes 31”, shkruan aktori.
Visjani është pjesë e “Klanifornia” dhe me rolet e tij po njeh sukses veçse në rritje.
Ndërkohë bashkë me të shoqen Jona Xhelili dhe djalin e tyre Divin, kanë krijuar një familje simpatike. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





