




Një person ka hapur zjarr në selinë e Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë në qendër të Moskës, duke shkaktuar të vrarë e të plagosur.
Agresori qëlloi me një armë automatike kallashnikov në hollin e ndërtesës, më pas u vra nga policia e armatosur. Të shtënat erdhën disa orë pas konferencës vjetore për shtyp të Presidentit Putin.
Detajet nuk janë ende të qarta, por sipas disa informacioneve nga mediat në Moskë dyshohet se tre oficerë janë vrarë. Autoritetet kanë thënë se është kapur personi që ka pistoletë dhe po punohet për identifikimin dhe arrestimin e tij.
Një dëshmitar i tha Reuters se kishte parë trupin e pajetë të një oficeri policie të shtrirë në rrugë. Sirena, të shtëna armësh dhe klithma u dëgjuan nga njerëz në zonë.
“Të shtënat filluan rreth orës 17:40,” tha një dëshmitar. “Pashë një anëtar të policisë së trafikut duke vrapuar në rrugë, duke u fshehur pas automjeteve”. Pesë ambulanca u panë duke lënë zonën e mbyllur nga kordoni. Motivi i ngjarjes nuk është i qartë./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





