Transmetuar më 19-12-2019, 18:11

Shqipëria duhet të bëjë durim për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Kryeministri Edi Rama ishte  pranishwm sot nw Samitin e vendeve të Nismës së Europës Qendrore të mbajtur në Itali, ku tha për gazetarët se Shqipëria është në Evropë dhe pret të anëtarësohet.

I pyetur nëse ai kishte një mesazh për Presidentin Macron, Rama tha se argumenti që jep Macron për të mos pranuar Shqipërinë nuk ka lidhje me Ballkanin Perëndimor.

“Unë besoj se është e domosdoshme që të jemi të hapur dhe duhet të kuptojmë që ai ka një argument. Sepse nuk është se ai nuk ka të drejtë kur thotë nuk funksionon me 27 apo 28, imagjino më shumë, me 34.

Ka të drejtë, duhet ta bëjmë të funksionojë, por ajo që duhet të kuptohet më mirë është që problemi nuk është as tek ne dhe as me Ballkanin. Problemi është tek mënyra si funksionon Evropa dhe ne nuk kemi se çfarë të bëjmë në këtë pikë sepse nuk jemi pjesë”, u shpreh Rama./b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd