Transmetuar më 19-12-2019, 17:09

Një tjetër tërmet i fortë ka tronditur Tiranën. Lëkundja e fortë e tërmetit është regjistruar rreth orës 17:03 minuta të pasdites së sotme.
Lëkundja ka qenë me magnitudë 4.7, me epiqendër në Vorë. Lëkundja e tërmetit është ndjerë edhe në Durrës dhe zonën e Fushë Krujës.
Ndërsa IGJEUM, thotë se lëkundja e tërmetit kishte një magnitudë prej 4.3 i shkallës rihter, me thellësi prej 9 km në veri të Durrësit. Të paktën 9 tërmete janë ndjerë gjatë ditës së sotme me magnitudë nga 3 e më poshtë.
Në muajin e fundit që pas tërmetit tragjik të 26 nëntor, pasgoditjet kanë vijuar./b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





