Transmetuar më 19-12-2019, 16:42

Detaje të reja vijojnë të zbulohen nga krimi i dyfishtë që tronditi këtë mesditë Patosin dhe mbarë vendin. 22-vjeçari Martin Skëndaj vrau me armë Manol Rapajn dhe Elis Kapajn, brenda qendrës shëndetësore të qytetit, pas debatit me ta.

Rapaj ishte i dashuri i motrës së Skëndajt, por që ky i fundit nuk e kishte pranuar një fakt të tillë, ndaj dhe e ka qëlluar me armë, duke i marrë jetën bashkë me shokun Kapaj.

Ndërkohë mësohet se vrasja ishte e paralajmëruar pasi vetëm tre ditë më parë viktima Manol Rrapaj kishte bërë kallëzim penal për gardianin Martin Skëndaj në Policinë e Fierit.

Denoncimi i 26-vjeçarit erdhi pasi autori Skëndaj së bashku me babain e tij kishin shkuar për të debatuar me të duke pretenduar se Rrapaj i ngacmonte motrën.

Sipas Manol Rrapajt në momentin që kanë shkuar për tu sqaruar babë e bir kishin me vete edhe mjete prerëse. Pas denoncimin materialet i kaluan Prokurorisë së Fierit për kanosje.

Por denoncimi nuk parandaloi tragjedinë pasi gardiani vrau dy kushërinjtë Elis Kapaj dhe Manol Rrapaj në derën e poliklinikës së Patosit.

22 vjeçari Kapaj ndërroi jetë në vend, ndërsa 26 vjeçari Rrapaj fillimisht mbeti i plagosur rëndë dhe ndërroi jetë në spital. Viktima dhe autori mësohet se kishin shtëpitë përballë njëri-tjetrit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd