Transmetuar më 19-12-2019, 15:01

Mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë është mbledhur sot, për të zgjedhur kreun e SPAK.

Kjo strukturë e re sapo është formuar.

KLP ka vendosur sistem pikësimi për 7 kandidatët dhe kreu i ri i SPAK pritet të zgjidhet me të njëjjtën metodë, ashtu siç u zgjodh kryeprokurori i ri.

Por mbledhja ka nisur me një surprizë për kreun e KLP Gent Ibrahimin i cili sot mbushi 1 vit në këtë detyrë. E veçanta është se edhe  KLP është konstituar po në këtë ditë.

Gazetarët i kanë dhuruar një ëmbëlsirë me një numër 1. Të qeshura dhe urime më pas teksa ka pasur disa momente joformale mes KLP-së dhe gazetarëve.

Arben Kaja paraqiti pranë KLP-së një kërkesë ku kërkoi përjashtimin e Tartar Bazajt, nga votimi, me argumentin se ka konflikt interesi.

Arben Kaja ka pasur dosjen e tij nga ku ka dhënë edhe dorëheqjen. /NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd