


Kryeministri Edi Rama është takuar me homologun italian Giuseppe Conte, në kuadër të vizitës së tij në Romë, ku po merr pjesë në Samitin e Europës qendrore.
“Faleminderit! Kryeministri, Giuseppe Conte, i adreson Samitit të vendeve të Nismës së Europës Qëndrore (CEI) thirrjen e Italisë mike, për pjesëmarrje dhe angazhim konkret në Konferencën e Donatorëve për Rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit”, shkruan Rama teksa publikon video nga forumi.
Italia merr presidencën e CEI pas 18 vitesh, ndërkohë që ky drejtim përkon me 30-vjetorin e krijimit të Forumit.
Në këtë samit marrin pjesë 17 vjende, Bullgaria, Kroacia, Italia, Polonia, Republika Çeke, Rumania, Sllovakia, Sllovenia e Hungaria, Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnja, Hercegovina e Mali i Zi, Moldavia, Ukraina dhe Bjellorusia. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





