Transmetuar më 19-12-2019, 12:32

Marrin fund pushimet e gjata në tualet gjatë orarit të punës! Është ky synimi i një wc-je revolucionare të ‘British Toilet Association’ në Britaninë e Madhe.

Bideja do të ketë një përkulje për poshtë me 13 gradë, gjë që shkakton një rrëshqitje të lehtë drejt këmbëve.

Ky pozicion është aq i parehatshëm, sa që një person nuk mund të rrijë më shumë se 5 minuta. Kështu që rrjedhimisht, nuk mund të rrihet më shumë, shkruan noa.al.

Kompania që e prodhon ‘Standard Toilet’, me seli në Staffordshire, konfirmon se kostoja e tij varion nga 175 deri në 588 euro.

“Mund të sjellë shumë avantazhe për një kompani”, deklarojnë prodhuesit. Po ashtu kjo bide, mund të zgjidhë problemin e radhëve në banat publike. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd