Transmetuar më 19-12-2019, 12:12

Bashkëkryetari i komisionit të reformës zgjedhore Damian Gjiknuri tha pas mbledhjes së ditë së sotme, se pritet propozimi i Partisë Demokratike.

Ai deklaroi se në mbledhjen e sotme u bë një propozim për sistemin zgjedhor, për të cilin tha se do të trajtohet në janar, ku do të zhvillohet një seancë e veçantë në lidhje me sistemin.

“Po përpilohet drafti teknik që do e çojmë tek OSBE-ODIHR për një opinion. Formula e KQZ është ajo që kemi diskutuar, nuk do të ketë ndryshime se nuk ka kundërshtim. Por vetëm mënyrën se si do të zgjidhen anëtarët e KQZ-së. Procesi i ankesave. Kolegji Zgjedhor do të përfshirë një punë të përzgjedhjes më të madhe të gjyqtarëve, do ta zgjerojmë me gjykatat e shkallës së parë të Gjykatës Administrative. Ka dhe një propozim për të përfshirë edhe një shkallë të dytë, që mund të përfshihet edhe Gjykata e Lartë. Ne presim të marrim opinion paraprak nga ODIHR dhe presim propozime nga opozita, që të sjellin çdo propozim që mendojnë të arsyeshme që kanë shqetësim”, u shpreh Gjiknuri.

Ai shtoi se puna nuk ka përfunduar dhe se teknologjia është një mënyrë për të adresuar disa shqetësime të opozitës, por se teknologjia do kohën e saj.

“Nuk mund të presim që deri sa të jetë teknologjia të mos ketë zgjedhje. Nuk mendojmë se sistemi aktual nuk është i keq, por nëse ka shumicë jemi gati ta diskutojmë, por ia kemi lënë këtë të drejtë që të vendosni ato”, deklaroi Gjiknuri. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd