Transmetuar më 19-12-2019, 11:37

Sara Gjordeni, moderatorja dhe modelja simpatike, ka bërë ofertën e saj, për të pozuar nudo.

Shifra është disi e çmendur.

Ajo ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Glamour Zone” në RTV Ora, ku ndër të tjera, në rubrikën “Pyetje Hot”, u pyet edhe për pozat nudo. Fillimisht Sara u mendua, por kundrejt cilës shumë parash do të pozoje nudo? Çfarëdo shume, parash, eurosh, dollarësh, frangash, – zgjidh çfarë të duash- iu tha asaj në emision.

Sara Gjordeni u përgjigj, "duke qenë se e di që nuk do të mi japi njeri aq, sepse ndoshta nuk i kanë,  po them 10 milionë euro".

"Tani ka plazhe nudo, ka vende ku njerëzit dalin shumë hapur dhe nuk është më një tabu e madhe të pozosh nudo", theksoi modelja./NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd